Rusia akuzon YouTube-in për bllokimin e kanalit të parlamentit rus
Zyrtarët rusë akuzojnë YouTube-in për bllokimin e kanalit të parlamentit rus, e për këtë kanë paralajmëruar hakmarrje.
Kanali quhet Duma-TV, dhe sipas Moskës ka më shumë se 145,000 abonentë. Ai transmeton video të debateve parlamentare dhe intervistave me ligjvënës rusë.
Viçeslav Volodini, kreu i Dumës, akuzoi Uashingtonin për shkelje ” të të drejtave të rusëve”, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se “YouTube e ka vulosur fatin e tij”.
“Shtetet e Bashkuara duan të kenë monopol mbi shpërndarjen e informacionit. Ne nuk mund ta lejojmë këtë” tha Volodin në Telegram.
Gazetarët e AFP-së kanë konfirmuar se kanali i parlamentit rus në platformën e videove Youtube është i paarritshëm.
Rusia ka bllokuar aksesin në mediat joshtetërore dhe ato të huaja, ndërsa thuhet se i radhës mund të jetë Google-i.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania