Borodjanka, ndër qytetet më të shkatërruara nga lufta në Ukrainë
Qyteti Borodjanka është ndër më të shkatërruarit në Ukrainë. Zonat e minuara duan deri në 5 vite të pastrohen.
Pas largimit të trupave ruse, autoritetet kërkojnë të zhdukurit. Në hyrje të qytetit të Borodjanka, janë ende të dukshme gjurmët e shkatërrimit të lëna nga ushtria ruse, e cila tanimë është drejtuar në lindje.
Për disa javë forcat ruse qëndruan 40 km larg Kievit. As statuja e poetit Taras Schevchenko, nuk u shpëtoi sulmeve dhe plaçkitjeve të njëpasnjëshme.
Alexander, banor në Borodyanka: “Atje ura u hodh në erë, nuk mund të kalosh, kishte vetëm një rrugë kalimi. Dhe ata qëllonin këtu, bënin çfarë të donin. Hynë në çdo ndërtesë. Njerëzit thonë se rusët sollën mjete prerëse”.
Dhe kur u larguan, rusët lanë qindra mina të shpërndara nëpër qytet. Autoritetet lokale kanë frikë se çmontimi i tyre mund të zgjasë deri në 5 vjet.
Por para kësaj, ata duhet të dinë se çfarë ka nën rrënoja. 26 persona tashmë janë shpallur të vdekur. Por më shumë se 200 mungojnë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shprehur se Borodjanka mund të jetë edhe më keq se Buça.
Halyna, banore në Borodyanka: “Ne ikëm. Mirë që kisha një makinë. Tanket filluan të vijnë. Mora një telefonatë, hipa shpejt në një makinë dhe shkova në fshat me burrin tim. Djali im qëndroi këtu. Mendoj se është nën rrënoja sepse nuk e gjejmë,. ne shpëtuam.”
Sérgio Ferreira de Almeida, Euronews në Ukrainë: “Bodrumi i kësaj godine që shohim këtu pas meje, i shkatërruar tërësisht, ka shërbyer si strehë për dhjetëra civilë gjatë pushtimit rus. Tani ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar çfarë munden dhe kanë frikë se nën rrënoja fshihet edhe skenari më i keq”.
LEXONI GJITHASHTU
Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues