Pinderi: Arrestimet nuk e zgjidhin problemin me informalitetin online
Ditën e djeshme, Prokuria e Tiranës firmosi 22 urdhër arreste për persona të cilët shisnin online mallra kontrabandë dhe kishin krijuar një skemë ku evitonin detyrimet tatimore dhe fiskale të produkteve.
Kryetar i Shoqatës së shitjeve online në Shqipëri, Valer Pinderi tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se arrestimi i menjëhershëm i tyre nuk e zgjidh këtë problem.
Sipas tij, problemi ka shumë rrënjë që burojnë nga shumë drejtime dhe procesi i shitjes online është hallka e fundit.
“Ka shumë forma për ta zgjidhur problemin por është progresiv dhe i vazdueshëm. Nuk mund të zgjidhet dot menjëherë”, u shpreh ai.
Pinderi nënvizoi se rreth 3,500 individë shesin çdo ditë 16,000 pako në Shqipëri.
Shoqata e shitjeve online është një kompani e sapokrijuar dhe në të përfshihen 35 kompani, qëllimi i të cilave është formalizimi i tregut, sipas Pinderit.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta