Bardhi: Qeveria duhet t’i shtrijë dorën opozitës për President konsensual

12 Prill 2022 | 19:22

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se deri tani Parlamenti nuk ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas tij, nëse do të ketë një proces të hapur dhe transparent, PD duhet të bëhet pjesë.

Bardhi shtoi se mazhoranca qeverisëse nëse do të respektojë Kushtetutën duhet t’i kërkojë konsensusin e opozitës.

“Fryma kushtetuese është që Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë për bashkuese dhe është detyrë e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin, edhe pse dyshojë se do të ndodhë”, tha Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026