Inflacioni në Kosovë arrin në 10 përqind

13 Prill 2022 | 10:27

Inflacioni në Kosovë arrin në 10 përqind në muajin mars, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e inflacionit shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit dhe të shërbimeve.

Ndërsa inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 2.7 përqind në muajin mars 2022.

Sipas kësaj Agjencie, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te faturat e energjisë elektrike me 13 përqind, pasuar nga gazi me 11.4 për qind.

Vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur rritje prej 11.3 përqind, pijet alkoolike për 5.9 për qind, ndërkaq veshjet për 4.9 përqind, u tha në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Në muajin shkurt, shkalla e inflacionit ishte 7.5 përqind, ndërsa në janar 7.1 përqind.

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë që nga 24 shkurti, ka ndikuar që të ngriten çmimet e produkteve esenciale ushqimore edhe në tregun e Kosovës, sidomos për derivatet e naftës, miellit dhe bukës, dhe vajit për gatim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Foto ilustruese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026