Basha: Do e marr vizën amerikane nëse do më duhet
14 Prill 2022 |
14:13
Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se atij i është refuzuar viza amerikane.
I pyetur nga gazetari Ardit Hoxha i “ Euronews Albania”, Basha tha se nëse do t’i duhet një vizë nga SHBA, do të aplikojë për ta marrë.
“Kam pasur një vizë prej kohësh. Nëse do të më duhet një vizë, do ta kërkoj dhe sigurisht që do ta marr”, tha Basha.
Në lidhje me takimet që po zhvillon në bazë me demokratë, Basha u shpreh se kjo bëhet për t’i qëndruar pranë atyre dhe nuk ka lidhje me rikandidimin e tij për postin e kryetarit të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West