Balla: I kemi votat në Kuvend për amnistinë fiskale

14 Prill 2022 | 15:01

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e vendosur për realizimin e amnistisë fiskale.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Balla iu drejtua deputetëve të PD-së dhe tha se socialistët do t’i gjejnë votat e mjaftueshme, pra 3/5-at për ta kaluar projektligjin.

“Amnistinë fiskale do ta bëjmë. Nuk varemi nga ju sepse nuk kemi nevojë për ndryshim kushtetues. Duam 3/5 e votave dhe besoj se brenda Kuvendit do të jenë votat për ta mbështetur”, tha Balla.

Qeveria do të formalizojë paratë që sjellin emigrantët. Vendimi është marrë, pasi 66 % e qytetarëve kanë votuar pro në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

Ndërsa, lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor, Balla u shpreh se kjo do të shërbejë për zhvillimin e ekonomisë, teksa dha shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ballës, qeveria mirëpret çdo instrument që sjell zhvillim ekonomik dhe të ardhura në vend.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026