“Të lutemi për paqen në botë”, besimtarët kujtojnë kryqëzimin e Jezu Krishtit
Lutja kryesore e besimtarëve katolikë në meshën kushtuar të Premtes së Madhe ishte për paqen në botë.
Nesër festohet Pashka Katolike. Papa Françesku kryesoi shërbesën i ulur në një karrike të bardhë.
“Përballë vdekjes, heshtja është fjala e duhur. Le të ndalemi të gjithë në një lutje të heshtur dhe të lutemi në zemrat e tij për paqen në botë”, u shpreh Papa.
Edhe në këtë javë të veçantë, vëmendjen e mori lufta në Ukrainë.
Me mijëra besimtarë të mbledhur në sheh më pas heshtën për aq kohë sa do të duhej për të lexuar meditimin origjinal, i cili u reduktua vetëm në dy fjalitë e Papës.
Në lutjen e tij të fundit, ai i kërkoi Perëndisë që të lejojë që “kundërshtarët të shtrëngojnë duart që të shijojnë faljen reciproke, të çarmatosin dorën e ngritur nga një vëlla kundër një vëllai, në mënyrë që të ketë pajtim”.
Shërbimi i së Premtes së Mirë është një nga të paktat ngjarje ku Papa nuk mban një predikim, duke ia lënë mundësinë predikuesit të familjes papale.
Të shtunën në mbrëmje Papa Françesku do të udhëheqë meshën e Vigjiljes së Pashkëve në bazilikë. Të dielën, ditën më të rëndësishme në kalendarin liturgjik të krishterë, ai do të zhvillojë meshën në sheshin e Shën Pjetrit dhe më pas do të japë mesazhin “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën).
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet