Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve. Besimtarët shqiptarë këtë herë, ndryshe nga dy vitet e fundit, kanë pasur mundësi që në vigjilje, t’i drejtohen kishës për të kryer bekimin e vezëve.
E konsideruar si një nga festat më të rëndësishme për këta besimtarë, Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
Presidenti, Ilir Meta në urimin e tij bën thirrje që festa e Pashkëve “na fton për të mos harruar sakrificat e Krishtit për ne, për të dëshmuar me vepra shembullin e jetës së Tij, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve në nevojë dhe për të mbajtur pranë zemrave tona këdo që vuan”.
Kryeministri, Edi Rama në urimin e tij thotë se ‘vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës’.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla në këtë ditë ka uruar ‘paqe dhe mbarësi për të gjithë’.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi