Komisioni i Rithemelimit mban sot zgjedhje në 18 degë të PD

17 Prill 2022 | 10:26

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se këtë të diel do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8:00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni ka ftuar të gjithë anëtarët e PD të degëve ku do të mbahen zgjedhje që të bëhen pjesë e procesit të votimit.

Sipas tyre procesi sjell një PD “më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

  1. Patos
  2. Gjirokastër
  3. Përmet
  4. Këlcyrë
  5. Memaliaj
  6. Tepelenë
  7. Pogradec
  8. Kukës
  9. Has
  10. Tirana 3
  11. Tirana 9
  12. Tirana 13
  13. Kamëz
  14. Kavajë
  15. Vlorë
  16. Delvinë
  17. Sarandë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026