Çfarë kërkon OSBE-ja për zgjedhjet lokale të 2023-shit

18 Prill 2022 | 10:33

Zgjedhjet lokale do të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm.

Në më pak se një vit nga zgjedhjet komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i kujtoi partive politike rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Pas 25 prillit, OSBE dha 23 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor nga fillimi i fushatës deri te numërimi i votës së fundit.

Rekomandimi i parë kërkon që të rishikohet Kodi Zgjedhor për të adresuar të gjitha shqetësimet e evidentuara nga Komisioni i Venecias.

Detyra për politikën përcaktohen edhe në rekomandimet 17 dhe 14. Në këto dy pika kërkohet që të rritet kontrolli për financimet e partive dhe heqja e ndalimit të kandidimit për personat që nuk janë dënuar me vendim gjykate.

Rekomandimet 20 dhe 5 kërkojnë që të bëhen ndryshime në lidhje me rolin e mediave në fushatë.

Në fillim të shkurtit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike foli për ndryshime në reformën territoriale dhe zgjedhore, por këto ide kanë mbetur në ajër për shkak edhe të situatës së paqartë brenda kësaj partie.

Komisioneri Celibashi kërkoi nga partitë që të nisin punën, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë diskutimi në Parlament për të ndërhyrë në ligjin zgjedhor lidhur me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026