Myslimanët e Maqedonisë së Veriut falën namazin duke respektuar rregullat
Si asnjëherë më parë, në xhaminë ku mbahet ceremonia qendrore dukeshin radhë të besimtarëve që falen larg njëri tjetrit, dhe me maska…
Namazi i Bajramit u lejua që të falet pas një vendimi të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut për hapjen e xhamive dhe për zbatimin e masave të rekomanduara për pengimin e përhapjes së virusit.
“Dua të përcjellë një falënderim të përgjithshëm deri tek shoqëria administrativo-politike këtu në RMV e cila pati sens, diti të vlerësojë dhe myslimanët e këtij nën qielli nuk i pengoi në manifestimi i Fitër Bajramit sepse zullumi thonë nuk ka kandar. Ky vend, ky pushtet dhe kjo strukturë administrativo politike po të kishte dashur do të kishte mundur të bëjë dëm, por ne të gjithë së bashku e kemi luftuar të keqen”, shprehet Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Islame të RMV-së.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ua uroi festën myslimanëve dhe i përgëzoi për respektimin e masave mbrojtëse.
“Këtë vit Bajramin po e festojmë në një situatë kur jo vetëm shteti jonë por e gjithë bota po përballet me një prej kërcënimeve për njerëzimin. E shfrytëzoj mundësinë tu falënderoj për respektimin e masave të deritanishme për mbretje nga pandemia”, tha presidenti Stevo Pendarovski.
Prej sot në orën 11 të ditës e deri të martën në orën 5 të mëngjesit, në Maqedoninë e Veriut do ketë karantinë të plotë prej 42 orësh, ndërsa vetëm sot ishte lejuar që të falet namazi i Bajramit, pavarësisht kërkesës së Komisionit për sëmundje ngjitëse për karantinë nga e shtuna deri të martën.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta