Parashikimi i motit për javën

18 Prill 2022 | 11:49

Java ka nisur e vrenjtur dhe kështu do të vijojë. Shirat do jenë të pakta.

Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja parashikoi motin për javën në Euronews Albania dhe u shpreh se temperaturat kanë ndryshuar.

Javën e kaluar u duk sikur pranvera erdhi me temperatura që shënuan deri në 26 gradë Celcius. E hëna ka nisur me temperatura jo më të larta se 17 gradë, ndërsa nga e marta sjell një rënie të tyre.

“Megjithatë, ky freskim i motit është i përkohshëm. Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë, sidomos e premtja, e shtuna dhe e diela do të rikthejnë temperaturat 25 gradë dhe tipike të pranverës,” – u shpreh Porja.

Sipas saj nuk pritej që Prilli të ishte me ditë me diell. Pjesa e dytë e prillit do të ketë shi, por sidoqoftë moti do të përmirësohet ndjeshëm.

“Ditët kryesisht me diell vijnë pas 10 majit,” – tregoi meteorologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022