Arrestohet 20-vjeçari që vodhi postën në Kamzë, në kërkim bashkpunëtori

19 Prill 2022 | 08:55

Filiali i Postës Shqiptare në Kamzë është grabitur mesditën e së hënës rreth orës 14:20.

Policia bëri me dije paraprakisht se një person i maskuar me kapuç është futur brenda filialit ku ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar.

Komisariati nr. 5 zbuloi se bëhet fjalë për dy persona. Njëri nga autorët e dyshuar u arrestua të martën, ndërsa bashkëpunëtori u shpall në kërkim.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit,” – thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026