Vetingu në pikëpyetje, pas pezullimit të gjyqtarit Luan Daci, KPA do të riorganizojë seancat  

25 Maj 2020 | 10:18

Pezullimi i gjyqtarit Luan Daci duket se ka vënë në pikëpyetje procesin e vetingut në drejtësi. Vendimi i dhënë një ditë më parë nga Gjykata Speciale ka detyruar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të riorganizohet. 

Ky komision do të organizojë punën për vijimin e gjykimeve dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtari Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese.

Ndërsa në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veprimi i SPAK për të marrë nën hetim Luan Dacin dhe ta pezullojë nga detyra ka hapur debat mbi vlefshmërinë e vendime të dhëna nga Luan Daci për shkarkimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një kallëzim të ngritur më 17 janar të këtij viti nga prokurori Besnik Cani, u konstatua se më 24 dhjetor 1997 Luan Daci qe shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për paaftësi dhe shkelje ligjore. KPA është trupa e dytë e procesit të vetingut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë.

Mund të lexoni gjithashtu:

Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut

Vishaj: Daci t’i hapë rrugë zëvendësimit të tij, të dorëhiqet nga KPA-ja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026