Hashim Thaçi: Kurti po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike

25 Maj 2020 | 12:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike kosovare.

“Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi  një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që pritet të dalë në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendojë askush që të bëjë ndonjë presion”, tha ai, raporton Kosova Press. 

Sipas tij, vendimet e gjykatave duhet të respektohen, duke shtuar se çdoherë ai ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht pëlqimeve apo jo.

“Unë kam respektuar gjithmonë edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare, por sido që të jetë askush nuk është mbi Kushtetutën, mbi ligjet. Unë si president i vendit do të vazhdoj të respektoj gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Ftesa ime është për të gjithë; respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Thaçi këto komente i bëri pas vizitës në burgun e Dubravës, ku kujtoi të gjithë të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vitesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026