Rruga drejt normalitetit, qytetarët: Asgjë nuk është si më parë
Në pamje të parë java e fundit e izolimit e gjeti Tiranën thuajse si në një ditë të zakonshme si para COVID-19. Për pensionistët normalizimi i situatës është i domosdoshëm.
Kjo pasi sipas tyre ata e kanë përjetuar më së shumti këtë situatë pandemie, ku nuk patën mundësi të takonin as nipërat dhe mbesat.
Petraqi dhe Dhori pas më shumë se dy muajsh të izoluar në shtëpi prej COVID-19, më në fund po shijojnë bisedat mes tyre, ndonëse duke ruajtur distancën fizike.
“Ne pensionistët e kemi ndjerë më shumë, sepse kemi qenë më të izoluar në shtëpi, kuptohet na mungonte takimi siç jemi ne këtu sot. Na mungonte shoqëria në kafe”-thotë 75-vjeçari, Petraq Xhoxhi.
Ndërsa miku i tij, Dhori Qerimi me maskë të vendosur pohon se e ka përdorur atë gjatë këtyre muajve prej frikës së infektimit me COVID-19. Në kryeqytet hapja e bizneseve dhe kafeneve ndonëse nën masa sigurie duket se e kanë larguar pamjen që kryeqyteti të ofronte në ditët e para të kufizimit të lëvizjeve.
Në rrugët e populluara janë qytetarët me maska apo edhe këshillat për respektimin e masave higjienike të vendosura në dyert e bizneseve, ato që të rikujtojnë praninë e coronavirusit të ri. Megjithatë, përditshmëria për njerëzit ka ndryshuar duke marrë ritëm dhe zakone krejt të reja.
“Mbaj distancë kudo, oraret i kam të kufizuara, përpiqem të bëj pazaret dhe çdo gjë në oraret e duhura” -u shpreh një e re.
“Nuk jemi afruar shumë, kemi ndenjur në distancë, se neve plakave na dhimbsej shpirti”- tha një e moshuar.
“Me bërryl takohemi me tjetër gjë jo. Se kemi frikë! Nuk e kishim imagjinuar këtë sinqerisht. Na hyri frika të preknim gjërat me dorë, edhe në shtëpi na u bë puna me hije”- u shpreh një qytetare.
Qytetarët thonë se gjatë ditëve të pandemisë nuk janë takuar fizikisht me njerëzit e afërm, por kanë komunikuar vetëm përmes telefonit. Nga ana tjetër, ajo që vihet se është se në tregjet e fruta- perimeve ruajtja e distancës së kërkuar prej muajsh vështirë se po zbatohet.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta