Bilanci javor i COVID-19, Mali i Zi del nga gjendja pandemike, situatë premtuese edhe në vendet e tjera të rajonit
Pandemisë së COVID-19 duket se po i vjen fundi. Mali i Zi u bë shteti i dytë në Evropë, pas Ishujve Faroe, që deklaron daljen nga epidemia.
Në tërësi në Ballkanin Perëndimor ka pasur tkurrje të rasteve dhe rritje të ndjeshme të të shëruarve, duke ngjallur shpresa se shumë shpejt festën malazeze do të mund ta gëzojnë edhe vendet e tjera.
Të dhënat zyrtare të deklaruara nga autoritetet e 7 shteteve të rajonit tregojnë se tashmë mbi 65 për qind e të infektuarve janë shëruar dhe vetëm 3.3 për qind e të infektuarve kanë humbur jetën.
Prirja e rasteve të reja pësoi sërish ulje javën që shkoi, me 267 raste më pak – 855 të infektuar të tjerë krahasuar me 1,122 të një jave më parë.
Vlen të thuhet se javën e fundit pati 35 viktima – 8 më shumë se një javë më parë, – megjithatë të shëruarit po shtohen më shumë se rastet e reja – 1,624 persona e mposhtën infeksionin vetëm këtë javë.
Të infektuarit
Bilancit rajonal të pandemisë iu shtuan javën që lamë pas 855 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 20,163 persona me COVID-19 – 55 për qind e tyre janë në Serbi.
Mali i Zi, pas 20 ditësh pa asnjë rast të ri, deklaroi të dielën mbylljen e gjendjes epidemike duke u bërë shteti i dytë në Evropë, – pas Ishujve Faroe, – që del nga pandemia.
Shteti prej rreth 600 mijë banorëve konstatoi rastin e parë me COVID-19 më 17 mars dhe ishte shteti i fundit në Evropë që përfshihej nga pandemia.
Sidoqoftë 68 ditë më pas infeksioni atje duket të jetë vënë nën kontroll dhe tashmë autoritetet kanë nisur hapjen e plazheve dhe po planifikohet edhe hapja e kufijve për të rikuperuar kështu kohë për sezonin turistik.
Të dielën Kosova raportoi ditën e parë pa raste të reja që prej 13 marsit, kur u konstatua i infektuari i parë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pati rritje të ndjeshme të rasteve.
Nga vendet e tjera pati: Serbia 460 të infektuar të tjerë (11,159 totali), Maqedonia e Veriut 182 (1,999 totali), Bosnje e Hercegovina 97 (2,401 totali), Shqipëria 56 (1,004 totali), Kosova 44 (1,032 totali), Kroacia 16 (2,244 totali).
Viktimat
Gjatë javës që lamë pas vdekje nuk pati vetëm në Kosovë dhe Mal të Zi.
Pas 24 ditësh pa viktima, në Shqipëri të shtunën, humbi jetën një tjetër pacient me COVID-19 duke e çuar totalin në 32 të vdekur.
Në total Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të vuajnë bilancin më negativ të pandemisë me rreth 400 viktima.
Javën e fundit në rajon u raportuan 35 viktima – 20 më pak se një javë më parë: Bosnje e Hercegovinë 13 (totali 146); Maqedoni e Veriut 9 (totali 113); Serbi 7 (totali 238); Kroaci 5 (totali 100); Shqipëri 1 (totali 32).
Në raport me popullsinë Maqedonia e Veriut ka vuajtur më shumë vdekje se çdo shtet tjetër në rajon – 54 vdekje për çdo 1 milionë banorë.
Në këtë statistikë Shqipëria është ajo që ka të dhënat më të lehta – 11 vdekje për çdo 1 milionë banorë.
Lexoni gjithashtu:
Kosova bën hapin e madh, asnjë i prekur nga COVID-19 në 24 orë
6 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, numri i të prekurve shkon mbi 1 mijë
1 viktimë dhe 20 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë