“Delegacioni” i Alimanit, pretendent për një kandidaturë për “Oscars 2020”
Shqipëria ka përzgjedhur filmin “Delegacioni” të Bujar Alimanit si pretendente të sajën për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në gjuhë të huaj, në ceremoninë e vitit 2020 të çmimeve “Oscar”.
Filmi, një bashkëprodhim me Francën, Greqinë dhe Kosovën, vendoset në tetor të vitit 1990, kur regjimi komunist i Shqipërisë luftonte asokohe të mbahej pas kthetrave të pushtetit.
Në kohën kur drejt Tiranës niset një delegacion evropian për të monitoruar reformat politike aq thelbësore për vendin që t’i bashkohej trupës së sigurisë evropiane OSBE, zyrtarët propozuan një ide: lirimin e një të burgosuri afatgjatë politik për të bindur evropianët se gjithçka po shkonte mirë. Por, asgjë nuk shkoi sipas planeve.
I shkruar nga Artan Minarolli dhe prodhuar nga kinematografia shqiptare, “Delegacioni” është i treti film i Alimanit që dorëzohet për të fituar një kandidaturë të “Oscar”-it.
Në vitin 2011, kandidimi i të parit film të tij “Amnistia” u bë pas një vendimi të debatueshëm për të anuluar kandidimin e “Falja e gjakut” të regjisorit amerikan Joshua Martson, xhiruar në Shqipëri, për trofeun e shumëlakmuar “Oscar”, që jepen nga Akademia e Arteve të Bukura dhe Shkencës.
Asokohe, Alimani do të bënte një protestë formale duke këmbëngulur se filmi i regjisorit amerikan nuk mund të llogaritej si shqiptar.
Në vitin 2016 do të vinte edhe kandidatura e dytë nga regjisori Alimani për çmimet “Oscar”, filmi “Kromi”. Shqipëria ka dorëzuar filma për çmimet prestigjioze që prej vitit 1996, por nuk ka fituar ende një kandidaturë për në fazën finale. Ceremonia e 92-të e çmimeve “Oscar” do të zhvillohet më 9 shkurt të vitit 2020.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend