Rusia bën ofertë për paqe, i dorëzon draftin Ukrainës
Rusia i ka bërë Ukrainës një ofertë për marrëveshje, me qëllim dhënien fund të konfliktit të armatosur në një kohë kur negociatat mes palëve kanë ngecur.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka saktësuar se me dërgimin e draftit topi ndodhet në fushën e Kievit.
I pyetur nga mediat nëse Ukraina ka një afat kohor brenda të cilit duhet të kthejë përgjigje, zëdhënësi i presidentit Putin u përgjigj duke thënë se tashmë i takon fqinjit të Rusisë të vendosë.
Megjithatë, ai vuri në dukje se pala ukrainase nuk po shfaq prirjet e duhura për intensifikimin e procesit të negociatave.
Sipas tij, në mënyrë të vazhdueshme Ukraina largohet nga zotimet e marra dhe ndryshon qasjen e saj. Kjo mungesë korrektese, vijoi Peskov, po shkakton pasoja shumë të rënda në dëm të ecurisë së dialogut dypalësh.
Deklarata e Peskov pasojnë ato të bëra më herët nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila tha se Moska kishte humbur besimin tek negociatorët ukrainas.
Ajo përdori fjalën e urtë “beso, kontrollo”, të cilën e shkurtoi duke e fokusuar vetëm tek “kontrolli”, pasi kampi tjetër nuk është treguar i besueshëm që në fillim.
Që nga nisja e konfliktit ushtarak më 24 shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur disa raunde bisedimesh kokë më kokë dhe virtuale, me qëllim zgjidhjen e krizës.
29 marsi ishte hera e fundit kur palët u takuan kokë më kokë, ndërsa më 12 prill presidenti rus Putin deklaroi se procesi kishte hyrë në ngërç.
Ai sqaroi se Ukraina kishte refuzuar të përmbushte disa nga kërkesat kyçe të Rusisë, që ishin njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë dhe njohja e pavarësisë së republikave të Donbasit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet