Pushuesit presin plazhin, administratori turistik Oltion Caci: Ka kërkesa, por janë në pritje të hapjes së kufijve

26 Maj 2020 | 06:30

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se me 1 qershor do të hapen kufijtë me vendet e rajonit, subjektet  turistike në vend kanë nisur të marrin masa për të pritur pushuesit e parë.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “Skype” me Oltion Cacin, administrator i një kompleksi turistik në vend. Ai tha se ky vit do jetë i vështirë për bizneset për shkak të masave, të cilat janë aplikuar kundër COVID-19. 

Sektori i turizmit sipas tij mezi po pret hapjen e kufijve që plazhet të mbushen me turistë dhe sektori të gjenerojë të ardhura.

“Ne tashmë jemi gati. Duke qenë se jemi të lidhur me kontrata me transportin ajror, presim që të hapen kufijtë, dhe presim që në 1 qershor të kemi peshën e turizmit rajonal, siç është Kosova, Maqedonia apo dhe Greqia. Shpresojmë që të kemi lëvizje”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se ka kërkesa të kënaqshme nga pushuesit, por të gjithë presin hapjen e kufijve për të nisur pushimet.

“Ka kërkesa, por të gjithë janë në pritje të hapjes së kufijve për një vendim të qartë pasi çdo gjë është e pamundur  nëse nuk hapen kufijtë. Shpresojmë që të hapen edhe nga Kosova dhe nga vendet e tjera dhe shpresoj të aktivizohen kërkesat”,  shtoi ai.

Mes tjerash administratori i hotel “Flower” në Durrës u shpreh se masat drastike të ruajtjes së distancës fizike do të dëmtojnë biznesin e vogël.

“Ne do t’i marrim të gjitha masat që janë dhënë. Jemi detyruar do t’i marrim për sa kohë kemi biznes. Do kemi vështirësi pak këtë vit. Bizneset e vogla do ta kenë më të vështirë për shkak të masave”, shtoi ai.

Shqipëria renditet në një prej vendeve, e cila ka varësi shumë të fortë nga sektori i turizmit.

Lexoni gjithashtu: 

Turizmi pas pandemisë, nga 1 qershori hapen kufijtë me fqinjët dhe plazhet për hotele

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026