40 kg drogë brenda makinës, arrestohen 3 persona

21 Prill 2022 | 11:03

3 persona janë arrestuar për drogë gjatë operacionit “Restart” në Korçë.

Në prangat e policisë kanë rënë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri dhe Astrit Sinani. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 40 kilogramë kanabis.

Sipas policisë 3 personat e ndaluar po transportonin drogë me një makinë “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.

Ata janë arrestuar në flagrancë.

Në total nga ky operacion janë arrestuar 19 persona dhe janë sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026