Basha takim me biznesin në Tiranë, zbulon planin e PD-së: Qeveria braktisi njerëzit për oligarkët

26 Maj 2020 | 08:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me bizneset në njësinë nr.5 në kryeqytet, ndërsa ka dëgjuar problematikat me të cilat po përballet ky sektor pas pandemisë COVID-19.

Lideri i selisë blu tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka braktisur njerëzit në nevojë duke mbështetur hapur oligarkët.

“Për fat të keq, qeveria, në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, Shqipëria sot ndodhet në krizën më të thellë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë.  Ndaj, kryesorja është t’i dëgjojmë drejtpërdrejt nga goja e njerëzve, e atyre që janë drejtpërdrejt të prekur, siç janë bizneset, por edhe e qytetarëve, gjendjen e tyre reale, pa propagandë, pa mashtrime, pa gënjeshtra dhe të diskutojmë bashkë me ta edhe rrugët e daljes nga kjo situatë që, nëse ka vullnet, sigurisht që ekzistojnë”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati Basha shpalos formulën konkrete, e cila sipas tij do të zgjidhte situatën e vështirë ekonomike me të cilat po përballen sot shqiptarët.

“Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerëzit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga vkm-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma”, shtoi Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026