“Presidenti i ri“, aktivisti tregon çfarë diskutoi shoqëria civile me Ballën
Aktivisti Altin Hazizaj është një ndër përfaqësuesit e shoqërisë civile, i cili mori pjesë në takimin e zhvilluar ditën e djeshme me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në kuadër të konsultimeve për presidentin e ri.
Në emisionin “Sot“ në Euronews Albania, Hazizaj tha se grupi parlamentar socialist që përfaqësohej nga Balla, kërkonte një proces sa më gjithëpërfshirës, ku figurat e propozuara të ishin të pakontestueshme.
“Nga Balla u bë e qartë me fjalë që preferenca e Grupit parlamentar të Ps, ishte që të ketë një proces sa më gjithëpërfshirës, duke përfshirë opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe mundësisht produkti i këtyre konsultimeve të jenë figura të pakontestueshme, që do merrnin votat e mjaftueshme që në raundin e parë“, u shpreh aktivisti.
Hazizaj nënvizoi se gjatë mbledhjes, përfaqësues të shoqërisë civile shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me njoftimin e dërguar nga Balla.
Sipas tyre, njoftimi dhe zhvilliimi i mbledhjes u bë shumë shpejt dhe duhej t’u jepej mundësia për më shumë kohë, për të krijuar një opinion për kandidaturat.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje