Bushati: Grupi kundër Berishës kërkon mbështetje nga Rama
Analisti Andi Bushati thotë se grupi kundërshtar i ish-kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demokratike, kërkon të mbështetet nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin Shock në Euronews Albania, Bushati komentoi incidentin e sotëm në Kuvend mes Berishës dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.
Bushati u shpreh se gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha e akuzoi Alibeajn se po sillej si përfaqësuesi i deputetit socialist Taulant Balla.
Analisti ngriti pyetjen se pse Taulant Balla ishte i pari që u hodh në mbrojtje të Alibeajt.
“Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, akuza kryesore e Berishës ndaj Alibeajt ishte se po sillej si përfaqësues i Taulant Ballës. Si shpjegohet që njeriu i parë që i doli në mbrojtje Alibeajt sikur të kishte dëgjuar Berishën është Taulant Balla? Ka një tentativë të grupit kundërshtar të Berishës, që të mbështetet nga mazhoranca dhe kjo politikisht mund të jetë e pagjykueshme. Por, kur kjo inctitucionalizohet në parlament, është tallje për publikun“, tha Bushati.
Sipas tij, Berisha ka humbur me veprimin e sotëm teksa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka tagrin të përcaktojë se cili është i gjallë apo i vdekur në opozitë, pasi atë e përcakton vota e njerëzve.
Berisha ka tentuar të flasë jashtë radhe në Foltoren e Kuvendit të enjten, pasi Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti ish-kryeministrin “të vdekur”, dhe tha se nuk do të bashkëpunojë me PD-në“nëse në krye është Berisha”.
Mirëpo pas Ramës, fjalën e kishte Alibeaj dhe Berisha tentoi ta largojë këtë të fundit nga foltorja për të marrë fjalën vetë.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë