Andi Koraqi: Ende s’ka vendim për lehtësim të masave në kufi
“Komiteti besoj do mblidhet po deri tani nuk na ka thirrur njeri për lehtësimin e masave për COVID në kufi”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes”, Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi.
“Sistemi shëndetësor është plotësisht i lehtësuar. Janë të paktë ata që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mund të përdoren masa lehtësuese, por vendimi i takon anëtarëve të Komitetit”, tha ai.
Mjeku nënvizoi se është ende herët të thuhet se beteja më COVID-19 ka përfunduar. Ai shprehet se ulja e infektimeve lidhet kryesisht me vaksinimin.
“Nuk duhet të relaksohemi se COVID-19 është larguar. Është në qarkullim virusi Omicron BA.2, por asnjëherë OBSH nuk e ka hequr vëmendjen nga ky virus. Nuk dihet akoma se çfarë pritet nga ky virus”, u shpreh Koraqi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset