Letonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe KE
Letonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshillin e Evropës.
Këtë e deklaroi presidenti i Letonisë, Egils Levits duke shprehur gatishmëri për të mbështetur Kosovën në rrugën euroatlantike.
Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani të premten, ai tha se tani është koha e duhur për fuqizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-s.
Presidenti letonez tha se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi nga BE-ja liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ndërkohë, theksoi se mungesa e progresit në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet të kufizojë konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Është e rëndësishme që të fuqizojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s. Si hap i parë së paku është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet partneritetit për paqe dhe mendoj se tani është koha e duhur për të bërë këtë hap të mirë. Varet nga NATO, pasi ajo është që do të vendosë rreth kësaj. Është shumë e rëndësishme që fuqizohet bashkëpunimi për kyçje të Kosovës në NATO. Letonia është duke e përkrahur këtë hap”, tha ai.
Mes tjerash, ai tha se Kosova i përket Evropës dhe duhet të bëhet integrimi i plotë i saj në të gjitha mekanizmat evropiane. Ndërkohë theksoi se për integrim në BE, gjitha shtetet aspiruese duhet t’iu përshtaten politikave të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut