Një i ri në Pogradec plagoset me armë zjarri e me thikë në kokë
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në Pogradec.
Policia lokale lajmëroi se shtetasi Joan Muçllari është plagosur në këmbë pasi është qëlluar me pistoletë gjatë një konflikti të çastit.
I plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe përveç plagës në këmbë nga arma e zjarrit, është goditur edhe me thikë në kokë.
Autorët kanë ngacmuar me fjalë Joan Muccllarin, i cili ka reaguar dhe më pas të rinjtë konfliktuar me grushte fillimisht, e më pas ka degraduar sherri në përdorimin e armës dhe thikës.
Policia ka ngritur postblloqe të shumta përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjes të identifikuar si Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se plagosja është pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel ‘Voloreka’, ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.
I plagosur ka mbetur djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.
Dyshimet për ngjarjen e sotme janë se njëri nga autorët është njëri nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon