Ministrja Margariti tregon pse nuk ka nisur ndërtimi i Teatrit Kombëtar
Ministrja Elva Margariti mohoi që vonesa në ndërtimin e Teatrit Kombëtar të lidhet me mungesë fondesh, por nuk e fshehu faktin që kjo mungesë pas më shumë se një viti nga shembja e tij lidhet me pasigurinë ekonomike.
E ftuar në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania ministrja e Kulturës e lidhi zgjatjen e nisjes së zbatimit të projektit për teatrin e ri me situatën e përgjithshme të krizë energjetike dhe luftën në Ukrainë, por theksoi se fondet për nisjen e këtij projekti janë të dedikuara në buxhetin e këtij viti.
“Kemi punuar fort për këtë projekt, është një vendim që do të piqet bashkërisht në mbledhjen e qeverisë për të çuar këtë projekt madhor, i cili buxhetin e ka të dedikuar për këtë vit. Është një buxhet prej 900 mln lekësh për të filluar këtë projekt madhor. Ajo që presim të gjithë është që investimi të bëhet në maksimumin e standardeve dhe performancës”, tha ministrja Margariti.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh