Baton Haxhiu: Grupimi kundër Berishës, të formojë parti të re nëse kanë guxim

25 Prill 2022 | 20:53

Analisti Baton Haxhiu thotë se nëse ish-kryeministri SaliBerisha rizgjidhet në krye të PD kjo është një çështje e brendshme e demokratëve pavarësisht se me shpalljen ‘non grata’,  do t’i ketë të mbyllura rrugët e komunikimit me DASH.

Haxhiu tha se tani beteja juridike për drejtimin e PD nuk ka shumë vlerë para përcaktimit me votë duke iu referuar rezultatit në zgjedhjet e pjesshme.

Ai sugjeron se në rast se ‘grupi kundër Berishës’ nuk arrin të ndalë kandidimin e tij për kryetar, atëherë duhet të presë një tjetër moment politik për të fituar betejën kundër Berishës ose duhet të krijojnë një force të re politike.

“Mazhoranca dhe zyrat i takojnë Sali Berishës. Nëse nuk fitojnë betejën për të mos rikandidur Berisha, që është e vështirë të realizohet, në të kundër ky grupim duhet të presë një moment tjetër politike ose nëse kanë guxim duhet të formojnë një parti tjetër politike”, tha Haxhiu.

Për vendimin e gjykatës, analisti Andi Bushati tha se ka një presion politik për të mbajtur opozitën të përçarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022