Biznesi grek në krizë nga rritja e çmimeve
Rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacioni në Greqi i kanë dhënë një goditje të fortë biznesit të vogël, që më herët ka vuajtur nga presioni i pandemisë.
Pronarët e subjekteve janë detyruar të kërkojnë rrugë të tjera për të reduktuar koston.
Savas është një 60-vjeçar që zotëron një servis automjetesh, që ndodhet në afërsi të autostradës përmes të cilës hyn në veri të Athinës.
Ndërsa moti është ftohur në ditët e fundit, ai përdor perde plastike për të parandaluar që ajri i ftohtë të hyjë në dyqan.
Në të kaluarën Savas përdorte një kondicioner vertikal dhe një ngrohëse të vogël për të ngrohur ambientin, por rritja e çmimeve të energjisë e ka trembur, ndaj atij i duhet të mbrohet vetëm përmes barrierave fizike për të mbajtur jashtë të ftohtin.
“Kjo bëhet për energjinë. Ne kursejmë energji. I ftohti jashtë nuk hyn brenda, ndaj ambienti mbahet i ngrohtë. Në këto kushte nuk hapim kondicionerin”, thotë ai.
Por krahas çmimit të energjisë është rritur edhe ai i karburanteve, që ka bërë që të rriten çmimet e pjesëve të këmbimit.
“Një gomë që kushtonte 100 euro tani kushton 125. Gomat vijnë nga Gjermania dhe transferta kushton shumë. Kjo, sepse çmimi i gazit është rritur”, sipas sipërmarrësit.
Rreth 60 për qind e popullatës në Greqi janë të punësuar në biznese të vogla dhe të mesme, që më parë janë prekur ndjeshëm nga pandemia.
Sipas Autoritetit Statistikor Helen, inflacioni në Greqi u rrit në 8.9 për qind në mars, duke shënuar një rekord në 27 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec