Zyrtarja e DASH vjen në Tiranë, takon Ramën dhe Alibeajn

26 Prill 2022 | 14:57

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried do të vizitojë Shqipërinë më 28 prill.

Donfried pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në axhendën e zyrtares amerikane është edhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Pjesë e takimit në selinë blu do të jetë edhe nënkryetarja e PD Jorida Tabaku.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kryediplomates së tyre në vendin tonë Yuri Kim edhe më herët e kanë shprehur hapur pëlqimin për Alibeajn si kryetar i komanduar i PD në vend të Lulzim Bashës.

Ndërsa po aq hapur e kanë shfaqur edhe refuzimin për ish-kryetarin e PD, Sali Berisha i cili rreth një vit më parë u shpall non grata nga SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026