Rrjedhja e pagave papërgjegjshmëri e disa punonjësve, thotë drejtori i Tatimeve
Dalja e të dhënave personale të një numri të madh qytetarësh shqiptarë në fund të vitit të shkuar nuk ishte rrjedhje e teknologjisë, por papërgjegjshmëri e disa punonjësve.
Kështu tha drejtori i Tatimeve, Cenko Klosi në emisioni Sot në Euronews Albania.
Teksa nuk i përjashtoi rreziqet për shkak të aplikimit të gjerë të teknologjisë, ai tha se nga ana e institucionit që drejton është bërë një analizë e gjerë dhe janë marrë të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet.
“Situata ka qenë shumë e vështirë për administratën tatimore, që ishte institucioni më i dëmtuar publikisht dhe duhet thënë që gjithë ky zhvillim teknologjik ka edhe risqet e veta. Kur merren vendimet për ndryshime teknologjike bëhet një bilanc për të mirat dhe të këqijat që ka. Risqet janë dhe dalja e të dhënave kanë ndodhur në vende më të zhvilluara se ne ku kanë dalë të dhëna sekrete. Por në fund është një vendimmarrje që duhet ta zgjedhim ne nëse duam ta marrim. Është një nga shqetësimet më të mëdha që kemi. Kemi bërë një analizë të gjerë në mënyrë që të mos përballemi me situata të tilla”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar