Françesko Beketi ankimon dënimin me burg

Francesco Becchetti
28 Prill 2022 | 11:08

Biznesmeni italian, Françesko Beketi ka ankimuar në Apel vendimin e dhënë ndaj tij më 23 shkurt, ku Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg.

Shorti elektronik për caktimin e relatorit të çështjes do të hidhet në datën 29.04.2022, ora 14:30.

Beketi akuzohet për vjedhje me shpërdorim detyre, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe skema mashtruese me TVSH-në. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 20 vjet burg për biznesmenin.

Disa muaj më parë Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Gjykata e Arbitrazhit në 2019, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, me gjykimin se mbyllja e televizionit Agon  ishte motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026