Vokshi: 8 gra të zgjedhura si kryetare dege, votuan afro 40 mijë anëtarë

28 Prill 2022 | 13:16

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se 8 gra janë zgjedhur kryetare në degët e Partisë Demokratike.

“Në total kanë qenë 192 kandidatë nga këto 27 zonja kandidate për kryetare të degëve.  Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, në një nivel prej 11%.  Në Partinë Demokratike pushteti ka kaluar nga kryetarët tek anëtarësia”, u shpreh Vokshi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Ajo nënvizoi se janë për t’u zhvilluar zgjedhjet në 2 degë, ndërkohë që ka përfunduar procesi zgjedhor në 70 degë në të gjithë Shqipërinë.

39512 anëtarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Janë dy degë për t’u zhvilluar zgjedhjet, Malësia e madhe dhe Dega 12. Shifra në total do të jetë mbi 40 mijë anëtarë. Ka pasur 108 qendra votimi në të gjithë vendin”, u shpreh ajo.

Deputetja nënvizoi se interesi ka qenë shumë i lartë nga ana e demokratëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Qendrat e votimit, ka nisur votimi që herët dhe në të gjitha degët është kërkuar shtyrje e orarit për shkak të interesit të lartë për të votuar”, u shpreh Vokshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026