Tirana Internacional ofron mundësitë më të mira të punësimit

28 Prill 2022 | 17:04

Nëse po mendon të fillosh jetën tënde profesionale, aeroporti është për ty! Industria e aviacionit është një industri gjithëpërfshirëse e cila ofron mundësi nga më të ndryshmet për t’u zhvilluar profesionalisht.

“Mundësitë e karrierës në aeroportin e Tiranës janë të shumta. Marrim rastin e punonjësve që punojnë tek terminali në pjesën e check in-it në një periudhë 1-vjeçare ose dy vjeçare ato persona nëse performojnë mirë mund të arrijnë në pozicionet e team liderëve,” – u shpreh Blerim Parallaku, drejtor i burimeve njerëzore.

Jo vetëm kaq, për çdo të ri që synon t’i bashkohet familjes së madhe të aeroportit Nënë Tereza, ka shumë benefite të tjera sa i takon specializimeve për karrierë. 

“Benefiti kryesor të cilin ne ja prezantojmë edhe punonjësve është respektimi i kodit të punës, 100% të tij. Benefit tjetër shumë i rëndësishëm mendoj unë janë kualifikimet dhe certifikimet e vazhdueshme që të gjithë punonjësit e aeroportit marrin në mënyrë të vazhdueshme. Po ashtu rishikimi i pagave,” – deklaroi Parallaku.

Çdo i ri që ju bashkua stendës së aeroportit të Nënë Terezës, në panairin e punës që u mbajt në fakultetin e punës mësoi më shumë për departamentet dhe secilin pozicion, shërbimet dhe përfitimet nëse bëhen pjesë e saj. 

“Te pjesa e terminalit kemi pasur një shtim të stafit të check-init,. tek pjesa e pistës kemi pasur një shtim të stafit që merret me përpunimin e bagazheve detyrimisht kemi rritur edhe stafin drejtues,” – tregoi Parallaku.

Kështu ndodhi edhe me studenten Renata Maloku, që arriti të njihte më mirë mundësitë dhe funksionimin e një prej kompanive më të mëdha që operon në vend. 

“Pjesa që është një kompani shumë e madhe dhe mundësitë e intershipit ishin shumë të kënaqshme për pjesën e zhvillimit në karrierë,” – tregoi Maloku.

Interesi ishte i lartë, për t’u njohur për shërbimet, programet e intershipit dhe veçanërisht për kontratat sezonale. 

 “Momentalisht jemi shumë të kënaqur me pjesën e interesimin e të rinjve. Aktualisht ofrojmë edhe kontrata sezonale për ata që nuk kanë mbaruar studimet,” – tha specialistja Kejsi Çollaku.

Sot aeroporti Nënë Tereza numëron mbi 700 punonjës që nga nisja e operimit në vitin 2005, duke u kthyer në një nga kompanitë më konkurruese në treg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026