Qeveria shtyn deri në fund të vitit emergjencën për energjinë

29 Prill 2022 | 17:27

Këshilli i Ministrave ka shtyrë deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se vendimi është marrë me propozim të zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.

“Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në vendimin e marrë të enjten.

Qeveria e Shqipërisë në tetor 2021, shpalli emergjencë energjetike deri në prill 2022.

Kryeministri Rama në atë kohë deklaroi se  vendimi merrej për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

Pas vendimit, qeveria bëri publike dhe një plan me 3 pika, ku përfshihej garantimi i furnizimit me energji, mbrojte e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe caktimi i 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026