Ukraina akuzon Rusinë: Po vjedh rezervat tona të grurit, bota në rrezik
Autoritetet ukrainase kanë denoncuar sekuestrimin nga trupat ruse të disa qindra mijëra tonelatave grurë.
Ka qenë zëvendësministri i Agrikulturës që ka akuzuar ushtrinë ruse se e ka përvetësuar grurin nga qytetet Zaporizhia dhe Kherson, si dhe nga rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.
Të dyja vendet plotësojnë një të tretën e nevojave të botës me grurë.
“Në tërësi, në këto zona, fermerët kanë rreth 1 milion e gjysmë tonelata grurë. Këto stoqe u formuan së pari për mbjellje. Gjithashtu ne i mbajmë ato për t’i kthyer në miell për bukën për ukrainasit që jetojnë në këto territore. Natyrisht, kjo është një rezervë e madhe. Mjafton të shohësh çmimet ndërkombëtare që janë sot, vlen disa qindra milionë dollarë dhe ekziston rreziku real që të grabiten nga Rusia”, tha Taras Vyostsky, zëvendës ministër i Agrikulturës, Ukrainë
Zyrtari i lartë shtoi se gruri po i grabitet jo vetëm Ukrainës, por edhe konsumatorëve të huaj, duke vënë në rrezik sigurinë ushqimore të të gjithë botës.
Sipas OKB, rreth 1.7 miliard persona mund të përballen tani me urinë dhe varfërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura