Zyrtarja e lartë amerikane vizitë të papritur në Kiev, takon Zelenskin

1 Maj 2022 | 11:36

Kryetarja e Dhomës të Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka zhvilluar një vizitë të palajmëruar në Kiev, ku ka takuar presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, raporton BBC.

Në një video të postuar në Twitter, ajo shfaqet së bashku me presidentin ukrainas Zelenski në rrugët e kryeqytetit.

“Shtetet e Bashkuara janë lider në mbështetje të fortë për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë”, tha Zelensky.

Fundjavën e kaluar, një vizitë në Kiev nga Sekretari i amerikan  Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin u konfirmua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë vetëm pasi ata ishin larguar nga vendi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026