Rritja e kultivimit të kanabisit, Ardi Veliu kundërshton të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme
Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu pranoi gjithsesi se ka një tendencë në rritje të këtij fenomeni, ndërsa hodhi akuza për lirimin e autorëve.
Kreu i Policisë raportoi me shifra arrestimet që janë kryer për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, kurse një pjesë të fajit e shpërndan tek gjykatat.
“Personat të ndjekur penalisht për kultivimin në 2018 kemi 208 persona. Në 2019 kemi 507 persona. Persona të arrestuar dhe të ndaluar për kultivim në 2018 kemi 101 persona, në 2019 kemi 294 persona, personat të ndjekur penalisht me metoda proaktive 59 persona më 2018, 148 persona në 2019. Kam bërë një analizë në lidhje me numrin e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur në flagrancë nga Policia e Shtetit në kultivim e sipër, ose janë arrestuar mbi bazën e finalizimeve të procedimeve, numri i personave që janë aktualisht në burg është shumë i ulët, o janë detyrim paraqitje, o kanë dalë në arrest shtëpie, ose u është pushuar çështja. Numri është shumë i ulët që ne kemi kapur në flagrancë dhe trajtimi që u është bërë në gjykatë, këta zotërinj janë ose në shtëpi, ose detyrim paraqitje, ose janë rrugës”, tha Veliu.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut