Gjykatat e shkallëve të para në kolaps, 37 mijë dosje stok

3 Maj 2022 | 14:56

Kriza në sistemin e drejtësisë po thellohet në gjykatat e shkallëve të para. Rreth 37 mijë ishte stoku në fillim të këtij viti në të 22 gjykatat e vendit.

Krahasuar me fillimin e 2021 janë 28% më shumë dosje në arkivin e gjykatave.

Ndërsa shifra mund të jetë rritur me më shumë se 3 mijë dosje gjatë këtyre 4 muajve të parë të 2020.

Situata më e vështirë është në gjykatën e kryeqytetit. Ajo ka numrin më të madh të dosjeve të prapambetura me gjysmën e totalit, rreth 20 mijë.

Qytetarëve, sidomos në Tiranë, do t’i duhen vite pritje për të marrë drejtësi.

Aktualisht në gjykatën e Tiranës ushtrojnë detyrën 51 gjyqtarë nga 76 që është organika, ndërsa një pjesë e mirë e tyre po përballen me vetingun, Mungesa e 25 gjyqtarëve ka sjellë stokun prej 20 mijë çështjesh.

Në të gjitha shkallët e gjyqësorit në vend  ka në total 126 mijë dosje të prapambetura.

I vetmi institucion që mund të ndërhyjë në një situatë të tillë është Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili mund të plotësojë vendet vakante.

Por për këtë vit KLGJ nuk mund të emërojë pasi shkolla e magjistraturës nuk ka diplomuar asnjë gjyqtar të ri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026