Wizz Air zgjeron me 15 destinacione të reja, fluturimet nga Rinasi

29 Maj 2020 | 16:27

Wizz Air do të ofrojë fluturime nga aeroporti i Rinasit në 26 destinacione, duke nisur nga muaji korrik. Bëhet fjalë për shtimin e 15 destinacioneve të reja në tetë vende, si Parsi, Bruksel, Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Pragë, Selanik, Rodos, Bari, Katania, Milano dhe Torino.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë sot hapjen e bazës sonë në Tiranë. Pas tre vitesh operacionesh të suksesshme, ne jemi të përkushtuar për të sjellë më shumë udhëtime të përballueshme për klientët tanë shqiptarë. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyeshëm i rrugëve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, tha kreu i Wizz Air Group, Jozsef Varadi.

Kjo gjë pritet të ndikojë në rritjen e turizmit në vendin tonë por gjithashtu do të sjellë më shumë kapital në rajon si dhe do të lidhë Tiranën me destinacione të reja.

“Me përvojën e ofrimit të shërbimeve me tarifa të ulët, por me cilësi të lartë gjatë viteve të kaluara në Tiranë, kemi besim se me krijimin e bazës së saj më të re, 30-të, Wizz Air do të sjellë më shumë rritje ekonomike në rajon dhe do të lidhë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës”, shprehet CEO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben.

Linja ajrore njoftoi një sërë masash të përmirësuara të higjienës, për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e klientëve dhe ekuipazhit të saj. Si pjesë e këtyre protokolleve të reja, gjatë gjithë fluturimit, si ekuipazhi i kabinës ashtu edhe pasagjerëve u kërkohet të mbajnë maska, ndërsa ekuipazhi i kabinës gjithashtu u kërkohet të mbajnë doreza. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026