Prokuroria Speciale rëndon akuzat për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

3 Maj 2022 | 17:19

Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK Kadri Veseli, ish-kreu i Kuvendit Jakup Kraniqi dhe ish-kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi akuzohen për të tjera krime lufte përveç atyre që çuan në arrestimin e tyre në nëntor 2020.

Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999.

Sipas prokurorisë, këta persona janë mbajtur peng në zona të ndryshme në Budakovë dhe Semetishtë.

Prokuroria Speciale thotë se bëhet fjalë për krime lufte të kryera nga batalionë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Disa prej tyre janë dhunuar në një shtëpi rreth 1km larg bazës së UÇK-së në Budakovë.

Personat e ndaluar, thotë Prokuroria e Specializuar, akuzoheshin nga UÇK për spiunazh dhe bashkëpunim me serbët.

Prokuroria akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së se gjatë arrestimeve arbitrare, rrëmbimeve, torturimeve, u kanë marrë jetën të paktën dy personave, trupat e të cilëve janë gjetur në vitin 2000.

Katër ish-zyrtarët e lartë të cilët gjenden të burgosur në Hagë, kanë mbajtur poste të larta drejtuese në strukturat e UÇK-së gjatë luftës së Kosovës.

Akuzat e reja janë publikuar në faqen zyrtarë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila gjendet në Hagë.

Në fund të vitit të kaluar, gjykata lejoi grupin e prokurorëve të kryesuar nga Jack Smith që të paraqisnin prova për akuza të reja.

Lajm në përditësim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026