Berisha: Nuk do shpik rival në garën për kryetar të PD-së

3 Maj 2022 | 18:02

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të jetë transparente.

Pyetur nga gazetari i “Euronews Albania” Ardit Hoxha se si do ndihej nëse nuk do kishte rivalë përballë tij, Berisha tha se ai futet në garë për të fituar votat dhe besimin e anëtarësisë.

Ai shtoi se nuk do të sajojë apo shpikë ndonjë rival që të garojë kundër tij.

“Gara ime nuk bëhet për rivalë por për anëtarët e PD-së. Unë do të paraqitem për të fituar votat dhe besimin e anëtarëve. Se çfarë vendimi do marrin të tjerët ajo nuk ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i gjithësecilit. Cilido që të kandidojë, e garantoj se ai komison do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësinë për një garë transparente. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë”, tha ish-kreu i qeverisë.

Në lidhje me vendimin e GJKKO për konfiskimin e disa pasurive të deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, Berisha tha se lajmin e ka dëgjuar nga mediat dhe se nuk ka informacione.

Berisha nënvizoi se do t’i ndjekë zhvillimet në lidhje me këtë çështje.

Mahmutaj është deputet i qarkut të Beratit dhe njihej si mbështetës i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live jashtë ambienteve të Pallatit të Brigadave ka zbuluar detaje lidhur me mbledhjen e kryeministrit Edi...
10:16 | 24/07/2026