Terminali i ri i gazit në Greqi synon furnizimin e Evropës juglindore

4 Maj 2022 | 09:29

Në Greqi ka nisur ndërtimi i një terminali të ri të gazit të lëngshëm natyror i cili synon të përmirësojë furnizimin me gaz në Evropën juglindore dhe të zvogëlojë varësinë nga gazi rus.

Udhëheqësit e Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në qytetin port verilindor të Aleksandoupolis, ku do të vendoset terminali. I pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ky program tregon gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur sfidave të së tashmes, duke siguruar rrugë të reja furnizimi që anashkalojnë vendet e treta që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë. Shantazhet e fundit nga Moska për gazin natyror e bëjnë këtë bashkëpunim jo vetëm të domosdoshëm, por edhe urgjent,” – u shpreh kryeministri grek Kiriakis Mitsotakis.

Greqia ka ndihmuar Bullgarinë me gaz pasi Rusia i ndërpreu furnizimet javën e kaluar. Projekti i terminalit të Aleksandoupolis LNG përfshin një njësi magazinimi lundrues dhe rigazifikimi.

Ai  do të ankorohet rreth 18 kilometra larg portit dhe do të transportojë gaz në breg përmes një tubacioni 28 kilometra të gjatë. Funksionimi pritet të nisë në fund të vitit 2023. Ai mund të ruajë 153 500 metra kub dhe të rigazifikojë 5.5 miliardë metra kub gaz të lëngshëm,  në vit.

Terminali i Aleksandoupolis do të ndërtohet nga Gastrade, në pronësi të familjes greke Copelouzos, me një kosto prej 360 milionë euro.

Qeveria greke po rrit fokusin në projektet e energjisë së rinovueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit

Energjia diellore po luan një rol kyç në mbrojtjen e ekonomisë evropiane nga kostot e larta të importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa tensionet në...
15:11 | 06/06/2026

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026