Serbia duhet të vazhdojë me reformat për t’u anëtarësuar në BE, thotë Scholz
Serbia duhet të ecë përpara me reformat, duke përfshirë atë për lirinë e medias, për të realizuar ambicien e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, tha të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë.
“Për Serbinë është e rëndësishme që ajo të vazhdojë rrugën e saj të reformave dhe kjo përfshin lirinë e medias dhe luftimin e krimit të organizuar”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Më herët, në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz e bëri të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh si pjesë të Evropës.
“Në të ardhmen, të gjitha vendet e tij duhet t’i përkasin Bashkimit Evropian”, tha Scolz, duke premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar procesin.
Në gjysmën e dytë të vitit, Scholz do të udhëtojë në rajon, i cili përfshin Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. Ai gjithashtu do t’i ftojë vendet në bisedime për bashkëpunimin rajonal.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim