Eurovisioni e censuroi, Hajati: Fikni televizorin gjatë kësaj dreq performance
Ronela Hajati u përball me një situatë të pakëndshme, kur faqja zyrtare e Eurovision-it fshiu dhe rihodhi albumin me fotot e saj, pa njërën prej tyre.
Sipas organizatorëve koreografia ka qenë e papërshtatshme. Sidoqoftë këngëtarja ka sqaruar se performance nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Dora në pjesën e poshtme të trupit u cilësua e papërshtatshme nga Eurovision-i, ndërsa kënga ka marrë plot kritika edhe nga vetë populli shqiptar, për të cilin Ronela u shpreh se nuk ka gjetur përkrahjen e duhur.
Shpesh ajo është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj here. Në një postim në Tëitter ajo shkroi:
“Më mungon studioja ime, të bërit muzikë, koncertet e mia, fansat e mi! Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë përsëri të pakënaqur nga unë. Kjo është gjithçka unë mund të bëj, më vjen keq! Le të mbarojë kjo sa më shpejt të jetë e mundur, fikeni televizorin gjatë kësaj dreq performancë sepse keni për ta harruar shumë shpejt”.
I miss my studio, making music,my shows, my fans! I worked on every detail for 5 months and people are so dissatisfied from me. That’s all i can do, im sorry! Let this end asap, turn off the tv when all this shitty performance is on air cause you’ll forget faster!
🌪— Ronela Hajati (@RonelaHajati) May 5, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës