Vuçiç: Zgjidhja për dialogun të mos imponohet nga Prishtina, duhet kompromis
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se duhet gjetur një kompromis në lidhje me dialogun për Kosovën dhe zgjidhja nuk duhet të imponohet nga autoritetet në Prishtinë.
Deklarata e Vuçiç, u bë këtë enjte në Beograd gjatë një konference të përbashkët me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Kristin Lambrecht, shkruan media serbe N1.
“Gjithçka që tha zonja Lambrecht, ne absolutisht pajtohemi me këtë. Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi dhe jo ajo që Kosova do të dëshironte. Zgjidhja nuk duhet të imponohet”, tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbia po përballet me kohë të vështira politike.
“Unë besoj se do të jemi në gjendje të mbijetojmë dhe të jemi partnerë me secilin prej miqve tanë në Perëndim, se do të jemi në gjendje të jemi të drejtë me të gjithë dhe të respektojmë ligjin ndërkombëtar” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim