‘Bekoi’ luftën në Ukrainë, BE pritet të sanksionojë patriarkun Kirill
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione ndaj kreut të Kishës Ortodokse, Patriarku Kirill – aleat i Kremlinit, i cili ka bekuar luftë në Ukrainë – tregon një draft dokument sipas ‘The Guardian’.
Kirill, i cili përdori një lutje në mbështetje të ‘operacionit special të Rusisë’ pak ditë pas pushtimit, tani rrezikon të bëhet pjesë e listës së emrave të sanksionuar nga BE, ku deri tani përfshihen 1 mijë persona të fuqishëm rusë.
Ai është një nga 57 personat që mund t’i ndalohet udhëtimi për në BE si dhe ngrirja e aseteve.
Zyrtarë të BE gjithashtu kanë vendosur në shënjestër familjarë të sekretarit për mediat të Putinit, Dmitry Peskov, i cili ishte në listën e kaluar të sanksioneve.
Bashkëshortja e tij, Tatiana Navka, pritet të shtohet në listë jo vetëm për shkak të martesës por edhe për shkak të bashkëpronësisë së një prone në Krime, e aneksuar nga Rusia në 2014.
Në listë pritet të shtohen dhe fëmijët e tij, Nikolay Peskov, i cili jeton në BE me paratë e babait të tij dhe Elizaveta Peskova, e cila bën jetë luksoze falë njohjeve të të atit.
Gjithashtu, pritet që pjesë e sanksioneve të jetë Marina Mordashova, gruaja e personit më të pasur në Rusi, Alexei Mordashov.
Ajo ka përfituar nga asetet e bashkëshortit, i cili është aksioneri më i madh i Severstal, kompanisë ruse më të madhe të çelikut.
Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër