Eksperti: Si mund të zbulohet nëse është inskenuar vetëvrasja e 31-vjeçarit
Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se inskenimi i një vetëvrasjeje mund të evidentohet dhe se ngjarja e rëndë ku 31-vjeçari Ilvi Meta u gjend i pajetë në Komisariatin e Kavajës mbrëmjen e së martës mund të zbardhet lehtësisht.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Rexhepi u shpreh se nëse një person është vetëvarur, në qafën e të ndjerit shkaktohet vija e strangulacionit si dhe ka sekrecione.
“Nëse ai është ekzekutuar nga dhuna ose për shkaqe të tjera dhe është inskenuar një vetëvrasje, ajo është lehtësish e zgjidhshme. Është vija e strangulacionit që shkaktohet te qafa e të ndjerit, ka edhe sekrecione. Është shumë e evidentueshme”, tha eksperti.
Rexhepi shtoi se në të tilla raste kur policia është e dyshuar, grupi i hetimit duhet të jetë i pavarur.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor